
Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka vendosur që përmes postimeve në rrjetet sociale të falenderojë fansat e saj për fushatën disavjeçare #FreeBritney, për ta liruar atë nga kujdestaria.
Pak ditë më parë, ylli i muzikës u lirua nga kujdestaria e të atit, i cili kishte kontroll mbi çështjet e saj të biznesit, një marrëveshje ligjore e vendosur që nga viti 2008.
“Unë nuk kam fjalë për ju dhe qëndrueshmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime. Jeta ime tani është në atë drejtim! Unë qava mbrëmë për dy orë, sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë. Unë i ndiej zemrat tuaja dhe ju ndieni timen … aq sa di është e vërtetë!”, ka shkruar Britney.
#FreeBritney movement … I have no words … because of you guys and your constant resilience in freeing me from my conservatorship … my life is now in that direction !!!!! I cried last night for two hours cause my fans are the best and I know it … pic.twitter.com/7OpsOKoHNc
— Britney Spears (@britneyspears) October 4, 2021
Kujtojmë se lëvizja #FreeBritney filloi menjëherë pasi u vendos për herë të parë kujdestaria, por mori një vrull të madh në vitin 2019, pasi një grup fansash filluan të vinin në dyshim mirëqenien e këngëtares. Fansat organizuan demonstrata të zhurmshme jashtë seancave gjyqësore dhe lëvizja u theksua në dokumentarin Framing Britney Spears në shkurt.
Nga ana tjetër, në seancën e fundit gjyqësore, gjyqtarja Brenda Penny i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare, që Jamie Spears kishte mbi të bijën pasi ajo u trajtua për probleme të shëndetit mendor.
Penny la një kujdestari të veçantë me John Zabel, një kontabilist i zgjedhur nga ekipi ligjor i Britney-t. Një seancë për të diskutuar përfundimin e kujdestarisë është caktuar në 12 nëntor.