Çifti i famshëm, Nicole Kidman dhe Keith Urban, mund të ketë lënë të kuptohet se po shkonte drejt ndarjes përpara se të dilte lajmi nga mediat e huaja.

“Page Six” ka cituar burime të brendshme, të cilët kanë zbuluar detaje nga jeta personale e tyre. Thuhet se aktorja e famshme u përpoq që të shpëtonte martesën 19-vjeçare të saj me këngëtarin e muzikës country. Ajo nuk donte që të ndahej.

Burimi tha gjithashtu se marrëdhënia mori fund, ndërsa një tjetër burim i tha TMZ se ata kanë jetuar në shtëpi të ndryshme në Nashville, Tenn, “që nga fillimi i verës”.

Sipas gazetës, 58-vjeçarja e ka “mbajtur familjen të bashkuar” duke u kujdesur për vajzat e saj dhe të Urban, Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.

Para lajmit tronditës, ish-partnerët mund të kenë zbuluar në mënyrë të fshehtë se kishte probleme me intervistat e fundit dhe shpërfilljet në mediat sociale.

Kidman dhe 57-vjeçari, u fotografuan për herë të fundit së bashku në një ndeshje të Los Angeles Football Club në Nashville më 20 qershor. Përpara kësaj, ata performuan në “Country Music Awards 2025” në Frisco të Teksasit, më 8 maj.

Herën e fundit që Kidman ndau një foto me Urbanin në rrjetet sociale ishte për përvjetorin e tyre të 19-të të martesës në qershor.

Nga ana tjetër, Urban nuk e ka postuar gruan e tij në rrjetet sociale që nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Country Music Awards në maj.