Dy modelet me famë botërore, Gigi dhe Bella Hadid, i kanë shokuar të gjithë me zbulimin që kanë bërë në lidhje me jetën e tyre private. Dy motrat e famshme kanë treguar se kanë dhe një motër tjetër nga babai.
Sipas tyre, ajo është Aydan Nix, 23 vjeçe. “Daily Mail” shkruan se Gigi dhe Bella kanë treguar se e reja është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull. Ajo ka lindur pas një romance të shkurtër të babait të tyre, pas divorcit të tij me Yolanda Hadid, në vitin 2001.
Marrëdhënia e Mohamed dhe Dull përfundoi para se ajo të zbulonte se ishte shtatzënë. Thuhet se ai ‘gjithmonë e dinte’ për vajzën e tij më të vogël, e sipas gazetës prestigjioze, ai ‘nuk i ka ofruar’ asnjëherë mbështetje financiare.
Në deklaratën e dhënë për “Daily Mail”, thuhet se Aydan është rritur në Florida. Ajo mësoi për lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid vetëm pas një testi gjenetik që bëri pas vdekjes së njeriut që e kishte njohur si baba.
“Që nga momenti që u njohëm në fund të vitit 2023, e kemi përqafuar me dashuri dhe kemi kaluar kohë së bashku si familje”, u shprehën motrat Hadid.
Pas kësaj deklarate të papritur, Bella dhe Gigi kërkuan respekt për privatësinë e motrës së tyre së sapozbuluar, që tani jeton në Nju Jork.
Ndërkohë kujtojmë se Mohamed ka 5 fëmijë. Gigi, Bella dhe Anwar me ish-bashkëshorten Yolanda, ndërsa Marielle dhe Alana me ish-gruan e tij të parë, Mary Butler.






