Pas 28 vitesh martesë, Lori Loughlin dhe Mossimo Giannulli janë ndarë.
“Lori dhe Mossimo jetojnë të ndarë tani”, ka konfirmuar një përfaqësues i Loughlin për “Page Six”, të enjten, duke shtuar:
“Nuk ka asnjë procedurë ligjore në zhvillim e sipër”.
Çifti i njohur ka dy fëmijë së bashku: influencuesen Olivia Jade, 26 vjeç, dhe Isabella Rose, 27 vjeç. “People” ishte i pari që raportoi lajmin. Të dy e nxorën në shitje rezidencën e tyre në Hidden Hills për 16.5 milionë dollarë në shkurt, raportoi gjithashtu media.
Loughlin dhe Giannulli janë të martuar që nga 27 nëntori i vitit 1997. Ajo ishte e martuar më parë me bankierin e investimeve, Michael Burns. Dyshja u vunë në qendër të vëmendjes në vitin 2019 për shkak të përfshirjes së tyre në skandalin e pranimeve në kolegj.
Në maj të vitit 2020, Loughlin, 61 vjeç, dhe Giannulli, 62 vjeç, deklaruan fajtorë për pagesën e 500,000 dollarëve që dy vajzat e tyre të pranoheshin në Universitetin e Kalifornisë Jugore si rekrute të ekuipazhit – pavarësisht se nuk ishin kanotazhe.
Aktorja e “Full House” e njohur më së miri për rolin e saj si teze Becky në sitcom-in e viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90 vuajti dy muaj në burgun federal në Dublin, Kaliforni, dhe u lirua në dhjetor 2020. Giannulli përfundoi dënimin e tij me pesë muaj burg në Lompoc, Kaliforni, në prill 2021.