Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni, ka zbuluar prej kohësh se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Bardhi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Përmes potimeve në rrjetet sociale, çifti i njohur ka zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze dhe janë shumë të lumtur.
Së fundmi ish-missi ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një postim, duke treguar se pas ditës kur ka ngelur shtatzënë fluturat e bardha po e ndjekin atë në çdo vend.
Sara beson se përmes këtyre fluturave vjen vëllai i saj i ndjerë, i cili sipas saj, po kujdeset për të dhe mbesën e tij.

“Që prej ditës që jam shtatzënë më ndjekin fluturat e bardha kudo. I shohim në mure, rroba, brenda në makinë… Zemra më thotë se është vëllai im i cili vjen të më kujtojmë se e ruan ende motrën e vogël dhe mbesën e tij”, shkruan Sara Gjordeni në postimin e saj.