E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë psikologia Loreta Caka. Ajo ka folur më shumë për ankthin apo shqetësimet që shumë persona ndiejnë gjatë festave të fundvitit apo edhe pas tyre në muajin janar…
Pse ndodh trishtimi pas festave gjatë muajit janar dhe si mund të mos e ndiejmë kaq shumë?
Blackout-i fillon sepse niveli i dopaminës këto kohë festash është goxha i lartë dhe kur hyn janari të gjithë gjërat shuhen, duke filluar nga zbukurimet që ne kemi përgatitur gjithë dhjetorin, që hiqen. Drita nuk ka më, festa, zhurma, takime mes miqsh. Pra ne i kthehemi një rutine që është puna dhe përditshmëria jonë. Kjo gjë ul nivelin e dopaminës dhe kthen atë rutinën që askush nuk e pëlqen. Disa këshilla që unë mund të jepja është që këtë dhjetorin mos ta marrim kaq vrullshëm vetëm me festa, por të munfohemi të bëjmë që tani një hartim të gjërave që duam për në vitin e ardhshëm.
Mos t’i lëmë të gjitha për në janar, duke i vënë vetes ato pikëpyetjet se çfarë duhet të arrijmë, çfarë duhet të bëjmë. Pra të fillojmë e ta zbusim këtë nivelin e adrenalinës që kemi gjatë këtyre festave, por të mundohemi të jemi pak në punë. Nuk po them gjatë gjithë ditës, sepse është normale që të gjithë duan të festojnë, por një orë në darkë para se të flemë do ishte gjëja ideale për të punuar pak me veten dhe me planet që duam të arrijmë për kapitullin e ri që nisim në janar. Janari vërtet që mund të duket i gjatë, por realisht është një muaj si gjithë muajt e tjerë. /TAR/
