Këngëtari i grupit të dashur për publikun “West Side Family”, Miri, është pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” që prej ditës së parë.
Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ka qenë i lehtë për të deri në këto momente. Ai ka patur mjaft debate të ashpra, me tone të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe akuzat nga më të ndryshmet.
Teksa e ka dhënë veten të fortë para banorëve të tjerë, në momente kur ka qëndruar vetem nuk i ka mbajtur lotët.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Ndërsa banorët po shijonin muzikën dhe kërcenin, Miri ka qëndruar vetëm te dhoma e gjumit ku është përlotur.
Ditën e sotme këngëtari i njohur e ka nisur me debate te shumta, si me Artanin, Mateon, Lornën dhe Keijsin.
Kujtojmë se ky i fundit bëri para pak ditësh një deklaratë mjaft të fortë për Mirin, duke thënë se u ka blerë lule dashnoreve të tij te dyqani i Stelinës. Banorja e mohoi një gjë të tillë menjeherë.


