Pa dyshim personazh i agjentit 007, James Bond dhe filmat e tij mbetën ende ndër më të preferuarit e publikut.
Një debat që ka përfshirë gjithmonë botën kinematografike ka qenë se kush do jetë Bond-i i ardhshëm, megjithatë tashmë ka ndryshuar pak duke u kthyer në “a duhet të jetë femër James Bond”.
Për ketë ka folur dhe aktorja Ana de Armas, e cila ishte pjesë e kastit të filmit të fundit të 007-ës, “No Time to Die”. Pasi u pyet se kush do ishte aktori që do luante agjentin, ajo nuk dha emër por deklaroi se Bond duhet të qëndrojë mashkull, dhe nuk ka aspak nevojë të kthehet në një agjente femër.
“Nuk ka nevojë për një Bond femër. Nuk duhet të ketë nevojë për të vjedhur karakterin e dikujt tjetër, e dini, për të marrë përsipër. Ky është një roman dhe të çon në këtë botë të James Bond-it dhe në këtë fantazi të atij universi ku ai është. Ajo që do të doja është që rolet e femrave në filmat e Bond-it, edhe pse Bond do të vazhdojë të jetë burrë, të sillen në një mënyrë tjetër. Se atyre u jepet një pjesë dhe njohje më thelbësore. Kjo është ajo që unë mendoj se është më interesante se sa t’i kthesh gjërat.”- tha ajo.