Në librin e saj “Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice”, Virginia Giuffre flet për një “kryeministër shumë të njohur” i cili e ka përdhunuar.
Giuffre shpjegon se e ka mbajtur emrin anonim për shkak të kërcënimeve, që mund të vinin me prononcimin publik.
Në librin e saj, Virginia Giuffre jep detaje të rënda të përdhunimit, përfshirë shtimin e forcës dhe talljen ndërkohë që lutej që ai të ndalej.
Giuffre (e lindur Virginia Roberts) ishte një nga dëshmitaret kyçe në skandalin ndërkombëtar të lidhur me Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura.
Ajo dëshmoi se u rekrutua nga rrjeti i Epstein në moshë shumë të re, rreth 16 vjeç, ndërsa punonte në një spa në Palm Beach.
Virginia Giuffre thotë se është trafikuar seksualisht nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell te persona të fuqishëm nga bota e politikës dhe biznesit.
Më e bujshme ishte padia ndaj princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Giuffre pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj kur ishte minorene.
Çështja u zgjidh jashtë gjykate në 2022, pa pranim faji nga princi.
Giuffre themeloi edhe një organizatë jofitimprurëse, “Speak Out, Act, Reclaim (SOAR),” për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual.
Ajo ndërroi jetë në datën 25 prill 2025, në moshën 41 vjeçare, në shtëpinë e saj në Neergabby, Australia Perëndimore. Vdekja është trajtuar si rast vetëvrasje por dyshimet janë të forta.
Kohët e fundit janë publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “Nobody’s Girl” ku përshkruan jetën e saj dhe abuzimet që ka përjetuar.



