Ish-deputetja dhe ish-ministrja, Majlinda Bregu, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të trishtë. Ajo ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë këtë të hënë.

Përmes rrjeteve sociale, Bregu njofton ndarjen nga jeta të babait të saj.

“Qoftë i lehtë udhëtimi yt drejt mëshirës e dritës së Zotit, Ba!”, shkruan politikania Majlinda Bregu.

Ndërkohë përmes një postimi tjetër në “Instastory”, Bregu shkruan se përcjellja për në varrezat Tufinë, bëhet sot në orën 11:30.