Mbrëmjen e djeshme, ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo. Menjëherë pas eliminimit, ai u përball me një situatë të prapritur.
Teksa ishte në studio, Ledion Liço i tregoi atij në lidhje me ngjarjet e fundit rreth mikut të tij, Gjesti. Ai i tregoi se Gjesti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në ambientet e një kompanie që menaxhonte materialet e tij në platformat online.
Sipas informacionit të bërë publik, artisti dyshohet se ka kërcënuar stafin gjatë këtij incidenti, çka ka çuar në ndërhyrjen e autoriteteve. Si pasojë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa aktualisht ai ndodhet i izoluar në burg.
Ky lajm e surprizoi totalisht DJ Gimbon, i cili nuk e priste një zhvillim të tillë gjatë kohës që ishte i izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm, duke kombinuar humorin me habinë:
“Qysh bre t’kanë shti mrena pa mu bre birë, s’m’pritshe”.
Megjithatë, përtej batutave, Gimbo tregoi edhe anën e tij më serioze dhe njerëzore. Ai theksoi se për të, më e rëndësishmja në këtë moment është shëndeti dhe gjendja e mikut të tij.
Gimbo u shpreh i vendosur që të qëndrojë pranë Gjestit dhe të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta mbështetur në këtë situatë të vështirë.



