Lista Time Out’s Best Cities with Intrepid Travel për vitin 2026 shënon përvjetorin e 10-të të kësaj renditjeje. Edhe pse në vendin e parë u rendit qyteti australian Melbourne, qendrat urbane europiane kanë zënë sërish një pjesë të konsiderueshme të listës prej 50 qytetesh.
Por, si u vendos kjo renditje? Plot 24 mijë banorë qytetesh u pyetën për gjithçka që lidhet me ushqimin, kulturën dhe jetën e natës, si edhe për nivelin e lumturisë, përballueshmërinë e cilësinë e jetës.
Të dhënat nga ky sondazh, së bashku me vlerësimet e më shumë se 100 ekspertëve të qyteteve nga Time Out, u përdorën për të përcaktuar renditjen përfundimtare.
Në krye të listës për Europën është Edinburgu, kryeqyteti skocez i bukur dhe plot histori, i renditur i treti në listën globale.
Ai mori një nga vlerësimet më të larta për mundësinë për t’u lëvizur në këmbë, si edhe 94% vlerësim për ushqimin, 91% për hapësirat e gjelbra e 90% për kulturën.
Për më tepër, banorët e këtij qyteti janë ndër më të lumturit që morën pjesë në sondazh, me 91% që thonë se gjejnë kënaqësi në përvojat e përditshme.
Festivali gjithnjë në zhvillim Hidden Door rikthehet më 2026-ën me pushtimin kulturor të hapësirave urbane të harruara, ashtu si edhe Edinburgh Art Festival, që organizon një program galerish partnere, në hapësira të ndryshme në qytet.
Ndërkohë, orkestra e jashtëzakonshme Berliner Philharmoniker do të hapë programin e Edinburgh International Festival për vitin 2026 me një fillim spektakolar, ndërsa më shumë performanca pritet të shpallen në vijim.
Në vendin e dytë për Europën (dhe të katërtin në rang global) renditet Londra, ndërsa në vendin e tretë (dhe të njëmbëdhjetin në rang global), Zyrihu.
Në total, 19 qytete europiane, nga qytete të vogla piktoreske në Angli deri te qendrat e mëdha urbane në Spanjë, janë përfshirë në këtë renditje.
Këto janë qytetet më të mira të Europës për vitin 2026, sipas Time Out:
Edinburgh
London
Zurich
Copenhagen
Krakow
Porto
Madrid
Valencia
Paris
Bath
Bilbao
Berlin
Antwerp
Naples
Amsterdam
Athens
Vienna
Dublin
Lisbon/shqip.al
