humë gjëra duhen marrë parasysh kur zgjedh se ku të rritësh një familje. Natyrisht, do të dëshirosh të jetosh në një vend të sigurt; më pas vijnë faktorë praktikë si leja prindërore e përballueshmëria e kostos së jetesës.
Dhe edhe pse është e këndshme të rritesh në fshat, jetesa në një qytet siguron shumë aktivitete dhe mundësi për një fëmijëri të pasur e argëtuese. Por, cilat qytete ofrojnë kombinimin më të mirë për familjet e reja?
Compare the Market AU publikoi një raport të ri që i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje. Në analizë janë vlerësuar nëntë faktorë të ndryshëm, të peshuar për të dhënë një indeks të përgjithshëm për 50 qytete.
Këta faktorë përfshinin nivelin e sigurisë; Indeksin Botëror të Lumturisë; numrin e aktiviteteve për fëmijë; koston mujore të jetesës; shpenzimet kombëtare për përfitimet familjare; lejen ligjore prindërore; normat kombëtare të vaksinimit të fëmijëve; shpenzimet kombëtare për arsimin; si dhe sipërfaqen e hapësirave të gjelbra për banor. Mjaft gjithëpërfshirëse, apo jo?
Sipas kërkimit të kompanisë, vendi më i mirë në botë për të rritur një familje është Brisbane.
Me një rezultat të përgjithshëm 6.457 në indeks, kryeqyteti i shtetit Queensland në Australi kryeson renditjen, duke u vlerësuar veçanërisht për nivelin e sigurisë, normat e larta kombëtare të vaksinimit të fëmijëve dhe numrin e hapësirave të gjelbra për banor, që arrin në një shifër mbresëlënëse prej 84.89.
Në përgjithësi, qytetet australiane dolën shumë mirë në këtë renditje, me Sydney, Perth e Melbourne që zunë vendet e pestë, të gjashtë e të shtatë, ndërsa dy qytete të Zelandës së Re, Auckland dhe Wellington, gjithashtu u renditën në mesin e 20 më të mirëve.
Sa i përket Europës, Londra u rendit më lart, falë numrit të madh të aktiviteteve miqësore për familjet, ndërsa Helsinki zuri vendin e katërt, duke u renditur i dyti në nivel global për shpenzimet kombëtare për arsimin (i tejkaluar vetëm nga Stokholmi).
20 qytetet më të mira për të rritur një familje
Brisbane
Londër
Auckland
Helsinki
Sydney
Perth
Melbourne
Stokholm
Berlin
Seul
Paris
New Delhi
Pragë
Kopenhagen
Barcelona
Lisbonë
Wellington
Romë
Vjenë
Madrid/ shqip.al
