Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli rikthehet në ekranin e Top Channel. Kësaj radhe me një emision të saj. Podkasti “Flet” do të transmetohet çdo të martë në orën 23:05 në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Podkasti do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. I ftuari i parë është zbuluar dhe bëhet fjalë për Elton Ilirjanin.
Teksa Ilnisa ka bërë postime të shumta në rrjetet e saj sociale për “Flet”, ajo ka lënë të kuptohet se i ftuari i saj i radhës mund të jetë aktori i njohur, Julian Deda.
Në një postim në “Instastory”, Agolli ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me ish-finalistin e “Big Brother VIP 3”.

“Nesër nis ‘Flet’. Radha madhe për t’fol”, ka shkruar Ilnisa në postimin e saj, pa treguar detaje të tjera.
Por publiku me siguri që është shumë kuriozë që t’i shohë ata të dy së bashku, duke qenë se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri raporti mes tyre ka qenë me ulje dhe ngritje.
Ndërkohë çdo episod i “Flet” do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor.
Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.