Nga sondazhi i Hoteles.com ka rezultuar se femrat spanjolle “çmenden” pas tenistit dhe Nju Jorkut


Femrat spanjolle nuk kanë asnjë dyshim: Rafael Nadal është burri më sexy në botë, me të cilin ëndërrojnë të kalojnë në natë të zjarrtë, të mbyllur në një dhomë hoteli. Sondazhi që ka vendosur fitoren e tenistit spanjoll titullohej: “Personazhi i famshëm me të cilin do të donit të kalonit një natë në hotel”, dhe është lançuar nga Hoteles.com.


Rreth 24% e grave iberike kanë votuar tenistin, 18 % e tyre bukuroshin e Hollivudit Brad Pitt dhe 13%  kampionin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Mes burrave më të dëshiruar nga femrat spanjolle spikasin edhe disa futbollistë të kombëtares së futbollit, kampiones së Europës dhe të Botës, mes të cilëve biondi Fernando Torres dhe i fejuari i Shakiras, Gerard Piqué.


Po ku do të dëshironin të kalonin një “noche de fuego”? Qyteti më i preferuar nga spanjollet ka rezultuar të jetë Nju Jorku, i ndjekur nga Tokio dhe Venecia. 10 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)