SuperMario shpërndanë një komunikatë për shtyp: “Historia ime me Raffaella ka marr fund prej kohësh “


Mario Balotelli “çjerr” maskën. Futbollisti i kombëtares italiane, i cili shpesh herë është vendosur në qendër të kronikave rozë pas ndarjes me ish- të fejuarën Raffaella Fico dhe lajmit se ajo ishte shtatzënë, ka rinisur tekat.


Në një komunikatë për shtyp SuperMario ka bërë publike se është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, por pasi të jetë vërtetuar atësia e tij.


Mesa duket Balotellit, nuk i ka pëlqyer fakti që Raffaella Fico e ka bërë publike lajmin dhe ka sqaruar se historia e tij me showgirl ka përfunduar prej kohësh.


Ja çfarë thuhet ne komunikatën e shpërndarë nga sulmuesi i Kombëtares italiane:


“Ndonëse do të kisha preferuar të mos flisja publikisht për jetën time private, ndihem i detyruar të ndërhyjë për të sqaruar, njëherë e përgjithmonë, marrëdhënien time me Raffaella Fico. Lidhja jonë morri fund në fillim të prillit dhe që prej atëherë as nuk jemi frekuentuar, madje as kemi folur. Unë nuk kisha më punë me jetën e saj dhe as Raffaela me jetën time. Raffaella e di mirë që prej momentit që jemi ndarë, se nuk kisha as nuk kam dëshirë të kthehem me të. Megjithatë për respekt të asaj që ka qenë mes nesh, nuk kam dashur të flas, as kur janë thënë apo shkruar të pavërteta. Para pak ditësh kam mësuar nga persona të tjerë se Raffaela ishte shtatzënë. Për këtë kam vendosur ta takojë dhe vetëm pa pyetjes sime ajo më ka rrëfyer se ishte e vërtetë. Jam shumë i zhgënjyer, nuk besoj se është normale të mos dija gjë deri në muajin e katërt të shtatzënisë. Nuk e kuptoj pse nuk më ka kontaktuar menjëherë për të më thënë një gjë kaq të rëndësishme. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia kur të kem provat e atësisë. Edhe pse më jep shumë bezdi kur shikoj se për këtë çështje është dashur të përfitohet duke shitur foto dhe intervista. Besoj se Raffaella është mjaftueshëm e famshme për të mos lejuar që historia të shfrytëzohet për qëllime publicitare. Kjo është hera e parë dhe e vetme që flas për këtë çështje në publik dhe ndaj nuk kam qëllim të replikojë pavarësisht se çfarë do të thotë apo shkruajë Raffaella”.


4 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)