Moderatorja e sportive, Eva Murati, ka bërë një reagim ekskluziv për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, rreth një komenti që ka bërë bujë për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli.
Moderatori i njohur e ka kontaktuar Evën për të qenë pjesë e programit, për të folur rreth komentit të saj që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.
Në komentin e saj, Murati përmendte lekët e vjedhura nga fondet publike si dhe linte të kuptonte që Genari e ndiqte çdo ditë, madje një gjë të tillë e kishte bërë edhe një ditë para dasmës së tij me Cindy Marina.
Moderatorja nuk ishte e pranishme në studio me Sharkën, por ky i fundit lexoi një mesazh që Eva i ka dërguar në lidhje me këtë:
“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.