Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u bisedua së fundmi rreth pushimeve, për verën më të bukur apo dhe për momentet e frikshme që kanë kaluar.

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armela Hyseni, rrëfeu një moment nga fëmijëria. Ajo u shpeh se kur ka qenë e vogël ka rënë në një gropë thithëse në det dhe ka mbetur pa frymë.

E teksa bërtiste për ndihmë e ka parë një djalë dhe e ka ndihmuar. Ajo shtoi se që nga ajo kohë e ka shumë të vështirë që të bëjë not.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Më thuaj pushimet e tua më të tmerrshme

Armela: Kur kam qenë e vogël kam qenë duke u mbytur. Kam qenë në plazh. Jeta ime është film. Isha në plazh me familjen, isha e vogël dhe nuk diija ende not. Kisha marrë këto që vendosen në krahë. Një çift aty më thotë ti marr pak këto se do ikim pak thellë. Unë ua dhashë, e duke u munduar të kthehesha sërish në breg, rashë te një gropë thithëse. Nuk dilja dot, thërrisja vetëm ‘ndihmë’, më ndilnin pak gishtat. Më pa një djalë që më shpëtoi. Sot e kësaj dite e kam shumë të vështirë të bëj not.