Moderatorja Megi Pojani është një nga personazhet e ekranit shqiptar që njihet si më pa komplekse dhe që gjithmonë arrin që të jetë në qendër të vëmendjes.
Postimet e saj në rrjetet sociale marrin komente të shumta, si nga ato pozitive por edhe negative, ku ndonjëherë kalojnë në kritika dhe ofendime.
Së fundmi u bë shumë virale në rrjet një video ku Megi shfaqej teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
Disa prej tyre e komentuan negativisht, përmendim këtu reperin Noizy, këngëtaren Rozana Radi e së fundmi dhe Dalina Buzin, e cila ndryshe nga ta e justifikoi këtë gjë.
Ndërkaq, para disa ditësh moderatorja ishte e ftuar në “Wake Up” dhe tregoi si qëndron e vërteta, gjithashtu kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.
Për të diskutuar më shumë rreth fenomenit “Cancelled Culture”, e cila përdorur për t’iu referuar një kulture në të cilën ata që mendohet se kanë vepruar ose kanë folur në një mënyrë të papranueshme, përjashtohen, bojkotohen ose shmangen ishte i ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” gazetari Flavio Qarri.
Sjellim në vëmendje se pas atij veprimi Megi humbi rreth 4 mijë followers në Instagram. Si e komenton Flavio këtë?
Në gazetari unë jam partizan i qëndrimit, pra i qëndrimit live jo nëpërmjet censurës. Mban një qëndrim, e ke personin përballë, demanton ekzistencën e tij. Censurën e injorimit nuk ia bën dot një njeriu, bëhet në Shqipëri por më duket pak idiote.
Është motra e keqe e etikës. Ti mund të kesh një filtër etik për atë që lejon dhe nuk lejon por nuk mund të zhdukesh një personazh. Të gjithë ata njerëz mund të kishin pasur hijeshinë ta neveritnin atë gjest në heshtje pa qenë nevoja për të na treguar se sa të revoltuar ishin. Unë humbas miq dhe shok nga deklaratat e mia. Ajo që ndodhi është që gjithë këta njerëz përdorën një veprim karagjoz për të kapur ata audiencë dhe për të kapur ata lajmin. Luizi është shembulli me eksemplarë. Nuk mundet që një lëvizje qytetare të zhduk dikë nga qarkullimi. Nuk i bën dot ti asnjë presion asnjë festivali për të zhdukur një këngëtar.