Mal Retkoceri ishte i ftuari i radhës në “Fan Club”, ku ndau disa detaje nga eksperienca e tij në Big Brother VIP Albania 5, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur u prek tema e marrëdhënies me të atin.
Ish-banori pranoi se prej vitesh nuk ka komunikim me të dhe se nuk ishte i gatshëm ta takonte as gjatë qëndrimit në format. Situata u komentua edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili i dha një këshillë publike, duke e inkurajuar drejt pajtimit.
Do të doja që Mali të pajtohej me të atin. Prindërit nuk zgjidhen, ata janë me të mirat dhe të metat e tyre. Jeta nuk shkon përpara me kokëfortësi
-u shpreh Konomi.
Por përgjigjja e Malit ishte e prerë dhe plot mesazh.
Ai theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa e ditur çfarë ka kaluar.
Nëse nuk keni veshur këpucët e mia dhe nuk keni ecur me to, mos më tregoni si t’i lidh lidhëset
Megjithatë, Mal Retkoceri zgjodhi të mos zbulojë më shumë detaje mbi arsyet e prishjes së marrëdhënies me të atin, duke e lënë këtë pjesë të jetës së tij në privatësi.
