Ylli i Aston Villa, Douglas Luiz, thuhet se është ndarë me të dashurën e tij futbolliste, pasi u grindën për publikimin e fotove të saj të guximshme në kalendar.
Luiz dhe Alisha Lehmann, e cila luan për Villa Women, u takuan në terrenin e klubit vitin e kaluar. Lehmann konfirmoi lidhjen e saj me brazilianin përmes një postimi në “Instagram”, ku publikoi një foto të tyre duke u puthur.
Ata herë pas here shfaqnin dashurinë e tyre në publik. E teksa Lehmann nuk po luante më, ajo shihej rregullisht duke brohoritur për Luiz nga tribunat në Villa Park.
Më pas gjërat u bënë më serioze mes dyshes, kur Lehmann u largua nga apartamenti i saj në janar për të jetuar në shtëpinë me pesë dhoma gjumit të Luizit, prej 1.5 milionë paund në Sutton Coldfield, Birmingham.
Por tani mediat e huaja shkruajnë se ata i kanë dhënë fund lidhjes pas sherreve të tensionuara mbi vendimin e bukuroshes për të publikuar një kalendar me foto seksi.
“The Sun” shkruan se debatet mes tyre kanë qenë aq intensive sa Lehmann u largua nga shtëpia e futbollistit dhe po qëndron te një shoqe.
“Douglas e pëlqeu menjëherë Alisha-n. Kur ajo mbërriti për herë të parë, ai tha: “Kush është kjo vajzë?””, ka treguar një burim.
Sipas këtij burimi, futbollisti e ka kërkuar menjëherë atë dhe u lidhë dhe u lidhën. Por, për fat të keq, ndërsa Alisha u bë më e kërkuar jashtë fushës, në marrëdhënien e tyre filluan të shfaqen krisjet e para.
“Kur iu kërkua të bënte një kalendar, ajo hodhi mundësinë për të treguar anën e saj seksi, por ai nuk ishte i lumtur. Ai nuk mendoi se ishte diçka që ajo duhej të bënte”, ka thënë burimi.