Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, por dhe shumë të pathëna të tjera…
Kë mbështet nga banorët që ndodhen aty brenda?
E kam thënë publikisht, mbështes Eglin, edhe Gjestin tani. Gjithashtu edhe Gertën e kam pasur shoqe shumë të mirë, por edhe Rozanën. Për mua këta janë lojtarë shumë të fortë.
Po cili nga banorët nuk të pëlqen?
Gili nuk ishte për aty (qesh). Asnjëri nuk më ka penguar, as kam raport të keq. Më dhimbsen disa njerëz që janë shumë të mirë, por po dalin shumë keq në sy të publikut. G-Bani dhe Jozi janë njerëz shumë të mirë, por për disa situata po dalin pak keq.
Si e sheh Xumin?
Xumi djalë fantastik, por më duket se ka zgjedhur një lojë që ndryshe është e ndryshe po paraqitet. Mendoj se duhet të reagojë pak më qetë.
Si e pe debatin mes Laert Vasilit dhe Gjestit, pasi ai përmendi dhe Isa Boletinin?
Laert Vasili është një figurë shumë e lartë sa i përket artistit, dijes, është shumë lart. Por ti je në një show që duhet të bësh diçka interesante. Jam me Gjestin këtu, se duhet diçka argëtuese dhe jo edukative. Isa Boletini është tek librat./TAR