Mbrëmjen e djeshme, edicioni i 95 i Çmimeve Oscar dhuroi emocione të mëdha. filmi “Everything Everywhere All At Once“ ishte filmi që rrëmbeu çmimin më të rëndësishëm të natës.

Megjithatë filma të tjerë u lakuan si “All Quiet on the Western Front”, “The Banshees of Inisherin”, “The Whale” etj.

Madje protagonisti i këtij të fundit, Brendan Fraser mori dhe çmimin si “Aktori më i mirë” i vitit 2023.

Një film i mrekullueshëm i realizuar nga regjisori i famshëm Darren Aronofsky, që flet për jetën e vështirë të një mësuesi obez që është izoluar nga shoqëria.

Këtë film e vlerësoi edhe gazetarja e Top Channel që drejton emisionin “Artkand”, Jetona Koçibelli, e cila në një postim në story në Instagram, meritat ia la regjisorit të famshëm i cili njihet për filmat si “Requiem for a dream”, “Noah”, “Black Swan” etj.

Reagimi i Jetonës nuk kaloi pa u vënë re nga vetë regjisori Aronofsky, i cili ka ripostuar story-n e gazetares.