Reperi i famshëm, Kanye West, thuhet se po paguan 20,000 dollarë në muaj për një apartament me dy dhoma gjumi dhe dy banja, pasi vendosi të linte pas rezidencën e tij luksoze në Malibu.

Ai dhe partnerja e tij, Bianca Sensori, tani jetojnë në West Hollywood. Sipas “The Sun”, apartamenti i tyre mund të mos jetë aq i gjerë, por është “ëndrra e çdo arkitekti”.

Ndër komoditetet që çifti ka zgjedhur për të pasur është një pishinë, kinema private, bar dhe shërbim 24-orësh.

“Është një apartament i mrekullueshëm dhe pjesa e brendshme është shumë në stilin e tij. Është një pikë unike”, thotë një burim pranë çiftit.

Për momentin, rezidenca prej 57 milionë dollarësh që West bleu në Malibu mbetet bosh.