Në përvjetorin e parë të humbjes së djalit të tij, Marin ka zgjedhur ta kujtojë të voglin përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale. Në ditën kur i biri do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti publikoi një ilustrim të një foshnjeje me krahë engjëlli, duke shoqëruar imazhin me një mesazh të ndjerë për të birin dhe mungesën që ai dhe bashkëshortja e tij, Alba, përjetojnë çdo ditë.
“Sot do të mbushje 1 vjeç, ushtari im, mbreti im. Dua ta dish se nuk ka kaluar asnjë ditë që prej largimit tënd pa të menduar dhe pa vlerësuar gjithçka që ishe dhe je për ne. Deri në ditën kur babi dhe mami do të të shohin sërish, të duam përgjithmonë, engjëlli im. Për djalin tim, babi të don shumë!”


