Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit. Por si vlerësohet showbizi jonë në krahasim me atë të huaj?
Pjesë nga intervista:
Kush është më i pasur në showbizin shqiptar?
Mendoj se Noizy është një nga reperët që është ‘on top’. Jo vetëm për muzikën dhe lifestyle-in që bën, por dhe për lidhjet që ka me botën e showbizit jashtë. Kjo gjë i ka mundësuar një stad tjetër.
A ka ndonjë artikull këtu tek ne, siç ndodh jashtë me Forbes që nxjerr pasurinë e këngëtarëve? Ka informacione se sa mund të shkojë pasuria e Noizyt?
Ne nuk kemi një Forbes të mirëfilltë, nuk e kemi as për bizneset dhe jo më ta kemi për showbizin. Nuk kemi një ekip që të merret pikërisht me këtë gjë. Por mendoj se duhet të kemi, që dhe njerëzit të mos aludojnë se sa kanë. Pasuria e tij vjen nga një punë shumë e palodhshme. Është e vështirë që t’i përkushtohesh artit apo sportit, është ndoshta një nga sakrificat më të mëdha që njeriu mund të bëjë dhe pastaj e tregon puna.