Një lajm i ëmbël ka mbërritur nga bota e showbizit shqiptar pasi mësohet se raperi Agon Amiga është bërë baba për herë të tretë. Përmes një dedikimi të ëmbël, reperi njofton se vajza e tij e dytë dhe fëmija i tretë i familjes së tij të vogël, të cilën e ka quajtur Aya, ka ardhur sot në jetë.
“Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar Zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di ende sa shumë dashuri të pret këtu”, shkroi Agon Amiga poshtë fotos së ndarë në Instastoryn e tij, në të cilën shfaqen dy vajzat e ëmbla të reperit.

I njohur ndër vite për angazhimin e tij në rep, së fundmi Agon Amiga nuk është parë aktiv në botën e muzikës. Artisti ka zgjedhur një jetë më të qetë, larg vëmendjes së mediave, pasi prej kohësh jeton në Gjermani.


