Reperja e famshme, Cardi B, është e zhgënjyer nga ylli i muzikës, Madonna, pasi kjo e fundit bëri disa komente në “Instagram” të cilat e zemëruan atë.

Përmes disa postimeve në “InstaStory”, fituesja e çmimit “Grammy” festoi 30-vjetorin e librit të saj të quajtur Sex, i cili fliste për dashuri të hapur.

“Tridhjetë vjet më parë botova një libër me fotot e mia të zhveshura. Kishte foto të burrave që puthnin burrat, gratë duke puthur gratë dhe unë duke puthur të gjithë,”- u shpreh ajo fillimisht.

“Vitet e ardhshme i kalova duke u intervistuar nga njerëz mendjengushtë, të cilët u përpoqën të më turpëronin për fuqizimin e vetes si grua. Më quajtën k*rvë, shtrigë, djall. Tani Cardi B mund të këndojë për p**n e saj. Kim Kardashian mund të zbukurojë kopertinën e çdo reviste dhe Miley Cyus mund të përfundojë si një ‘top i shkatërruar’.”

Kjo deklaratë e mbretëreshës së muzikësh nuk i ka pëlqyer aspak Cardi B-së, e cila nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet divës përmes një postimi në “Twitter”.

 “Unë e kam përmendur këtë grua kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë… ajo mund të shprehë këndvështrimin e saj pa vënë emoji të kllounëve dhe pa lënë gojën e saj t’i rrëshqasë. Këto ikona po bëhen vërtet zhgënjyese sapo të hyni në industri prandaj e mbaj veten”,- ka shkruar këngëtarja.