Gjatë fundjavës, reperja e famshme Lizzo, zbuloi se i kishte shkruar një mesazh flirtues aktorit, Chris Evans. Një gjë të tillë e ka bërë teksa ishte në gjendje të dehur.

Ishte vetë Lizzo, ajo që publikoi në “TikTok” një video, ku tregonte mesazhin që i kishte dërguar rreth orës 5:22 të pasdites. Dhe e gjeni dot se çfarë i ka shkruar? Reperja e famshme i kishte dërguar vetëm 3 emoji atë të erës, një lojtari dhe një topi basketbolli, për të përcjellë idenë e pëlqimit dhe interesimit.

E turpëruar, reperja shkruante bashkëngjitur me videon: “Mos pini dhe mos shkruani në DM”.

Gjithashtu 32-vjeçarja ka zbuluar se ka marrë një përgjigje me mesazh nga Evans. Ajo ka publikuar një video të re në rrjete sociale, ku nuk mundi ta fshihte kënaqësinë për përgjigjen  e tij.

“Nuk ka pse të ndihesh e turpëruar për një mesazh që dërgon kur je e dehur. Vetëm Zoti e di që unë kam qenë më keq se ty me këtë aplikacion ”, i është përgjigjur aktori këngëtares.

Evans i referohet një fotografie të organit të tij gjenital, që e publikoi padashje në “Instagram” muajin shtator. Më herët, Lizzo ka shprehur publikisht ndjenjat e saj për Evans.