Loredana ka zbuluar një informacion të rëndësishëm për jetën e saj private në “Big Brother VIP Albania 4”.

Teksa po bisedonte me Jozin, ajo ka rrëfyer për lidhjen e saj të mëparshme, duke sqaruar se ka pasur një lidhje të gjatë që ka zgjatur mbi tre vite.

Loredana ka theksuar se, megjithëse ajo akoma është e martuar me këtë person, ata nuk kanë organizuar një dasmë dhe nuk ka pasur një ceremoni formale martese.

“Unë kam pasur një lidhje shumë të gjatë, shumë të fortë të themi. Unë kam pasur një lidhje pak a shumë 3 vite e ca, edhe unë akoma rezultoj e celebruar me këtë njeri. Nuk kemi bërë dasmë, nuk ka qenë dasmë. Dua ta dish”, tha Loredana.

Ndërkohë Jozi i kthehet: “Nuk kam qejf ta di shumë”. Më pasi ai e pyet për traditat andej.