Këngëtari i mirënjohur portorikan, Ricky Martin kohët e fundit ka firmosur një kontratë me ‘Nbc Universal Television’ që do t’i japë mundësinë të jetë protagonisti kryesor i një seriali televiziv. Drejtuesit e projektit, i cili ende nuk është zbardhur plotësisht, shprehen shumë entuziastë për këtë fakt.


“Ricky është një superstar. Ai di se si të performojë mjeshtërisht në një skenë, qoftë kjo në një nga koncertet e tij të shumta apo edhe në një film. Ricky ka aftësinë të lidhet me publikun e tij në mënyrë mjeshtërore dhe jemi të nderuar që ka pranuar të jetë ylli i serialit të ri që do të realizohet së shpejti”, – ka deklaruar Bela Bajaria, zv/president në ‘Nbc Universal Television’.


Por, kjo nuk është e para eksperiencë televizive për këngëtarin portorikan, përkundrazi. Eksperienca më e fundit lidhet me rolin e një mësuesi në serialin ‘Glee’. Por të shumica  e njerëzve e mbajnë mend për rolin e baristit sexy tek ‘General Hospital’.


 


2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)