
Ajo u detyrua të anulonte dy data koncertesh pasi vuajti nga laringiti, por Rihanna i është rikthyer turit të saj botëror në Filadelfia, mbrëmjen e së enjtes dhe dukej në formën e saj më të mirë.

Këngëtarja e muzikës pop këndoi të gjitha hitet e saj më të njohura në ‘Wells Fargo Arena’, pjesë e turit të saj botëror ‘Diamond World Tour’.

Rihana anuloi dy koncerte së fundi, në Boston dhe Baltimora, por fansat në Filadelfia e shijuan së tepërmi rikthimin e saj.
25 vjeçarja ndërroi disa herë veshjet, të cilat si gjithmonë ishin provokuese dhe shkëlqeu me performancat skenike.

15 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)