Rihanna dhe A$AP Rocky konfirmuan shtatzëninë e tretë të këngëtares gjatë Met Gala 2025, duke bërë një hyrje mbresëlënëse që u kthye menjëherë në lajm kryesor në mediat botërore.
Reperi i njohur amerikan, i ftuar së fundmi në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, foli për zgjerimin e familjes dhe zbuloi se fëmija i tretë do t’u bashkohet vëllezërve të tij, RZA Athelston Mayers dhe Riot Rose Mayers.
Moderatori Seth Meyers theksoi një detaj interesant që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku: emrat e të gjithë anëtarëve të familjes – Rihanna, Rocky, dhe dy djemtë e tyre – fillojnë me shkronjën “R”.
“Pra, dy fëmijët tuaj kanë emra që fillojnë me ‘R’, ju dhe Rihanna gjithashtu. A është kjo një traditë që do ta vazhdoni me fëmijën e tretë?” – pyeti ai reperin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers.
“Me siguri,” u përgjigj A$AP Rocky pa hezituar, duke konfirmuar se edhe fëmija më i ri do të ndjekë të njëjtën rrugë emërtimi.
Ndërsa emri ende nuk është zbuluar, fansat janë tashmë në pritje të një tjetër emri unik që do të pasurojë listën e emrave me “R” të kësaj familjeje të famshm