Mbrëmë në Nisë të Francës ndodhej edhe këngëtarja Rihanna, e cila kishte mbërritur vetëm pak orë pas sulmit të tmerrshëm.
Rihanna ka qetësuar fansat duke bërë me dije se është e sigurt dhe nuk ka asnjë problem. Në rrjetet sociale ka njoftuar anulimin e koncertit, që duhej ta mbante në Nise si pjesë e turneut të saj “Anti World”.
“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nisë, koncerti që do mbahej më 15 korrik në ‘Allianz Stadium’ është anuluar”, ka shkruar ajo në Instagram.
15 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)