Rihanna raportohet të ketë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë me partnerin 34-vjeçar, A$AP Rocky.
Këngëtarja 35-vjeçare ka sjellë një jetë një djalë më 3 gusht në Los Anxheles, sipas TMZ. Deri tani ende nuk ka konfirmime për këtë lajm.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media, emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur por që thjesht kanë dijeni që fillon me shkronjën R.
Këngëtarja aktualisht ka një djalë të quajtur RZA Athelston, i cili ka ardhur në jetë, majin e vitit 2022.
Hera e fundit që Rihanna është parë në publik ka qënë në fund të muajit korrik, teksa po shijonte një darke me Rocky në një prej restoranteve të preferuar për të italian Giogio Baldi, në Santa Monica, Kaliforni.
Kujtojmë që Rihanna bëri publik lajmin se ishte në pritje të fëmijës së dytë gjatë paraqitjes së saj në shfaqjen e “Super Bowel” në shkurtin e këtij viti, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Rihanna dhe A$AP bërën publike marrëdhënien e tyre të dashurisë në vitin 2020 por dyshja ka punuar së bashku që prej vitit 2013.