Arbana mbyll televotimin dhe njëri prej Rikes, Elonës, Anidit, Ilirit dhe Shpendit do të lërë shtëpinë.
E eliminuara e parë e natës së sotme është Rikja e cila në këtë mënyrë e humb rastin për të qenë pjesë e finales së madhe të së shtunës së ardhshme, duke humbur gjithashtu rastin për të fituar çmimin e madh.
Nata e sotme ka ofruar një surprizë shumë të bukur për Anaidin, familjarët e të cilit i kishin bërë dhuratë një motorr të cilin ai kishte dashur ta blinte më pare. Anaidi ndihet shumë i emocionuar dhe falenderon familjen për dhuratën e mrekullueshme. Ai i hipën menjëherë motorrit dhe bën disa xhiro në oborr.
Edhe për Riken pati një suprizë gjatë spektaklit të sotëm. Arbana flet për Riken dhe tregon se është futur në shtëpinë e Big Brother, duke pasur një peng nëse Luka, i dashur i saj do ta presë kur të dalë nga Big Brother apo jo, duke qënë se ai nuk ka qënë dakort për futjen e saj në shtëpi. Arbana fton Riken në dhomën e projektimit. Arbana nis ta pyes nëse ajo mendon që Luka e ndjek apo jo. Rikja i përgjigjet që nuk mendon që ai e ndjek sepse nuk ka qënë aspak dakort për futjen e saj në shtëpi dhe ndoshta kjo është një arsye e fortë. Arbana e fton të ndjeki një klip ku ajo rrëfen për historinë e saj të dashurisë shtatë vjeçare me Lukën. Teksa Rikja shpeh klipin, ndihet shumë e emocionuar dhe përlotet.
Arbana i thotë Rikes se Vëllai i Madh i jep mundësinë për një telefonatë me Luken. Teksa bie sinjali i telefonit, nuk përgjigjet askush përtej telefonit. Më pas Arbana mbyll lidhjen me Riken dhe dërgon Ilirin në lulishte për të marrë një zarf i cili ndodhet në kutinë postare. Iliri e merr zarfin dhe e dërgon në dhomën e projektimit ku ndodhet Rikja. Në zarf ndodhet një letër e shkruar nga i dashuri i saj Luka, ku i shpreh dahsurinë dhe vlerësimin e tij për Riken. Rikja ndihet shumë e emocionuar teksa shfaqet letra e tij në ekran dhe loton gjithë kohës. Pas kësaj surprize Rikja ndihet shumë mirë që ai vazhdon ende ta presë dhe i përcjell një mesazh dashurie duke i thënë që sapo të dalë, gjërat mes tyre do të bëhen akoma më serioze.