Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel. Nga dhjetori do të nisë “reality show” që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në “DigitAlb”.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!