“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.  

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave… 

Egli Tako nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Këngëtarja numëron sërish 369K në “Instagram”-in e saj. Çuditërisht, me po asnjë ndryshim rezulton edhe Sara Hoxha, duke numëruar sërish 591K. 

Gjesti ka fituar brenda kësaj jave vetëm 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 608K, tani ka arritur në 609K.  

Një rritje në numrin e ndjekësve ka patur edhe blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha. Nga 132K që kishte një javë më parë, Rizarta ka fituar 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 134K.  

Në vend të parë për këtë javë është Françeska Murati, e cila ka fituar plot 9 mijë ndjekës më shumë. Nga 140K, tani ajo ka shkuar në 149K në “Instagram”-in e saj.