Reperja e njohur, Rina Balaj, së fundmi është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me mijëra ndjekësit thuajse çdo gjë me ta.

Së fundmi, Rina ka vendosur që të ndajë me fansat në “Instagram” një fotografi nga mbrëmja e saj e maturës. Reperja ka zbuluar se hera e parë kur ka lyer flokët, ka bërë thonjtë dhe make-up, ka qenë pikërisht për mbrëmjen e saj të maturës.

Ndërkohë kujtojmë se reperja ka treguar më herët se i pëlqen të eksperimentojë edhe me ngjyrën e flokëve herë pas here. Madje në daljet e saj publike e kemi parë me flokë në ngjyrë jeshile, të kuq e portokalli.

Ndërsa lidhur me jetën e saj sentimentale, Rina prej kohësh po shijon romancën me reperin, Sin Boy.