Rita Ora ka befasuar fansat me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një moment të veçantë komunikimi me këngëtarin kosovar Yll Limani duke nxitur menjëherë thashethemet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Në një “screenshot” të publikuar në Instagram Story, këngëtarja me famë botërore ka zbuluar bisedën private që ka pasur me Yllin, menjëherë pasi janë bërë miq në rrjetin social.

Ylli ishte i pari që i dërgoi mesazh Ritës, duke i shkruar:

Rita, e dua ‘All Natural’ – në referencë të këngës së saj më të fundit.

Rita iu përgjigj me fjalë të ngrohta:

Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.

Menjëherë pas kësaj, Ylli i propozoi hapur një ide bashkëpunimi, duke pyetur:

Bashkëpunim?

Rita reagoi pa hezitim, duke u përgjigjur:

Do ta doja këtë.


Ky shkëmbim i shkurtër, por plot energji pozitive, ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente, duke shprehur entuziazëm për një këngë të mundshme mes dy prej artistëve më të dashur shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Fakti që Rita zgjodhi ta publikojë vetë këtë bisedë në rrjetet sociale është parë nga ndjekësit si një sinjal i qartë se një projekt i përbashkët mund të jetë tashmë në përgatitje dhe se nuk do të duhet të presim gjatë për ta dëgjuar.