Bukuroshja shqiptare Rita Ora dhe kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton duket se kanë nisur një lidhje. Ata janë fotografuar në Mal të Zi ku ndodhen së bashku me pushime. “The Sun” ka publikuar foto të tyre dhe një video, ku ata duken mjaft të lumtur.
31-vjeçari është parë duke kaluar momente të mrekullueshme me bionden 25-vjeçare. Në video shihen duke lagur njëri-tjetrin me një zorrë me ujë, përpara se këngëtarja të hidhej për t’u larë në lumë.
Një burim ka thënë: “Ata dukeshin shumë të afërt dhe sikur po flirtonin me njëri-tjetrin. Rita kishte pirë, ndërsa Lewis po kalonte shumë mirë”.
8 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)