I ftuar në “Shqipëria Live”, konspiracionisti Arianit Sllamniku ka folur në lidhje me masonerinë, si një prej fenomeneve globale që po përhapet edhe në vendin tonë.

Ai foli konkretisht për disa nga këngëtaret shqiptare që mund të jenë pjesë e Iluminatit.

“Ne po flasim me propabilitet të qenuri, jo se janë apo nuk janë. Po ka gjasë të jenë pjesë e tyre, në bazë të kodeve, simboleve, mimikave”, tha konspiracionistit. 

Erjona Rusi: Na jep një shembull konkret, qoftë për Era Istrefin, Dafina Zeqirin?

“Shembull konkret është që djallin e njohin si një krijesë me një sy dhe këta e performojnë tërë kohën, ose i njerrin flokët përpara. (Në ekran shfaqen foto të këngëtares Rita Ora)

Këto shenja janë publike dhe i gjithë dynjaja i di si shenja dhe simbole të Iluminatit. Tanimë nuk janë të fshehura, dhe këta nuk i fshehin më”, tha Sllamniku.