Zhvillimet më të fundit politike në Kosovë nuk kanë kaluar pa vëmendjen e artistes me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Këngëtarja shqiptare u ka treguar miliona ndjekësve të saj në rrjetet sociale ndryshimin në krye të shtetit të vendlindjes së saj. Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita Ora ka ripostuar një sekuencë televizive nga momenti i betimit të Justina Shiroka-Pulës si Presidentja më e re e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë dhe jehonë presidentes së tretë femër në shtetin e Kosovës.

Rita Ora ka dëshmuar ndër vite lidhjen e fortë që ka me Kosovën dhe rrënjët e saj. Këngëtarja është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës dhe vazhdimisht ka shfrytëzuar platformën e saj ndërkombëtare për të promovuar vendin dhe identitetin shqiptar.

I njohur si një zë që lartëson vazhdimisht figurën e gruas dhe përfaqësimin e saj në nivelet më të larta, ylli i popit vendosi ta lërë pamjen të flasë vetë, pa i shtuar ndonjë mbishkrim personal.