Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka njoftuar zyrtarisht përmes Instagramit të saj se do të bashkohet me superyllin latin Ricky Martin për një turne madhështor në Australi në nëntor të vitit 2025. Në postimin që ka bërë, Rita shkruan: “Melbourneee! Ejani dhe digjemi DY HERË me mua dhe @ricky_martin këtë nëntor, biletat në shitje tani! #ontour”. Në posterin zyrtar të ndarë me ndjekësit e saj, Ricky Martin shfaqet në një performancë energjike, duke paralajmëruar një atmosferë elektrizuese në koncertet që priten. Rita Ora është njoftuar si mysafire speciale, një bashkëpunim që ka entuziazmuar menjëherë fansat në mbarë botën.

Koncertet do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Australisë, me këtë kalendar të konfirmuar:

01 nëntor – Melbourne, Rod Laver Arena

02 nëntor – Melbourne

06 nëntor – Brisbane, Entertainment Centre

08 nëntor – Canberra, GIO Stadium

10 nëntor – Sydney, Qudos Bank Arena

Turneu mban emrin “Ricky Martin Live – Australia 2025” dhe është organizuar nga agjencia TEG Dainty. Rikujtojmë se Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taika Waititi për revistën Hunger. Këngëtarja 34-vjeçare u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022 dhe tha se miqësia e tyre e fortë është një komponent kyç i marrëdhënies së tyre romantike. “Unë dhe Taika jemi në thelb miqtë më të mirë dhe ne donim të jetonim me atë element përgjithmonë, mendoj.”-u shpreh ajo. Diku tjetër në intervistë, ylli i muzikës pop foli për albumin e saj të fundit, “On You & I” dhe se martesa e saj ishte një “hap i madh” që i dha frymëzim.