Rita Ora u shkatërrua në skenën në Japoni mbrëmë pasi mori vesh lajmin për vdekjen e Liam Payne.

Këngëtarja britanike ka luftuar për të përfunduar një performancë të duetit të tyre, For You, teksa ishte në skenë në Osaka.

Gjatë këngës, një foto e tyre u projektua në ekranin e madh pas saj, ndërsa ajo luftonte me tekstet e duetit të tyre, i cili u publikua në vitin 2018 për filmin Fifty Shades Freed.

33-vjeçarja më vonë u ul në skenë me kokën në duar përpara se t’u thoshte fansave:

Nuk mund ta këndoj as këtë tani.