Poetja Rita Petro ka qenë e ftuar në emisionin “Top Fare” në Top Albania Radio, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të moderatorëve, Julian Hurdha dhe Anxhelo Shkreli.

E pyetur se cila është më e vështirë, që të shkruajë për seksin apo të flasë për të në televizion, Rita tha se shpesh njerëzit e ngatërrojnë dhe e barazojnë atë me personazhet në librat e saj.

“Të shkruash, ti shkruan për veten, shkruan në vetminë tënde dhe çdo gjë që të vjen në mëndje e shkruan. Pastaj unë them gjithmonë që censura fillon ‘do t’a botosh apo jo. Kur flet është gjithmonë ajo etika dhe nuk mund t’a barazosh shkrimin, artin me një intervistë. Domethënë janë dy gjëra të ndryshme. Shpeshherë njerëzit të ngatërrojnë dhe të barazojnë me personazhin tënd, me heroinën e librit. E kështu kanë lindur keqkuptimet me mua dhe kur më dëgjojnë në televizion ose kur jap ndonjë intervistë më thonë ‘po ti qenke grua serioze’”, tha Petro.

Ndërsa e pyetur nëse mashkulli me shumë partnere është ‘kazanova apo legen’, poetja tha se ‘do t’a fuste te legenët’.

Ndërsa për meshkujt që kërkojnë grua të virgjër, poetja tha se ‘është standard’.

Më pas, Rita tregoi edhe se çfarë i ka thënë partneri i saj i ndjerë, se mashkulli e bën atë shok të ngushtë.

“Partneri, që pata dhe historinë më të madhe të dashurisë të jetës sime, më thoshte se ti ke një gjë fantastike, ty mashkulli mund të të bëjë shok të ngushtë, përveç gjërave të tjera. Dhe kur një mashkull e ka partneren e vet dhe shok të ngushtë, ai nuk do të dojë t’a humbi atë asnjëherë. Edhe nëse i vijnë ato drithërimat nga dikush tjetër. Sepse tregon se është një lidhje shumë speciale. Dhe unë si tip jam shumë besnike si shoqe e ngushtë. Se tradhtoj kurrë shoqen dhe shokun e ngushtë”, u shpreh Petro.

Ndërsa pyetjes se ‘pse shqiptarët vazhdojnë e bëjnë seks me dritë të fikur?’, poetja e lidhi edhe me faktin e mentalitetit.

“Kanë bërë dikur, ato dhomat e vogla, jetonin me njerëz të tjerë dhe mentaliteti. Të bësh seks me dritë të hapur duhet të jesh shumë Ndonjëherë marrëdhënia intime është quajtur dhe sikur ke turp, sidomos femrat. Nuk kemi qenë shumë të hapura, pasi mendonim se na gjykonin. Mund të ndodh edhe sot”, tha Rita Petro.

TopChannelTopAlbaniaRadio