I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Habibi Babasi, e cila ka folur më shumë për ritualet dhe truket që na nevojiten për të nisur një Vit të Ri të mbarë…
Pjesë nga intervista:
Çfarë duhet të bëjmë më datë 31 Dhjetor?
Të vendosim qëllime. Ne fokusohemi shpesh te manifestimi, energjia e lartë, plotësimi i dëshirave. Këto janë gjëra shumë të rëndësishme por ne duhet të rikthehemi tek baza. Dhe baza është një sistem nervor dhe një trup që ndihet në siguri për të pasur më pas të gjitha ato ndryshime që ne do donim të kishim. Për këtë arsye duhet të orientohemi pak tek terapia NLP, që është roprogramimi i trurit në bazë të linguistikës. Pra të zgjedhim 15 fjalë ose 30 fjalë të cilat do të jenë boshti i 2026, që mund të jenë lehtësia, bollëku, karriera, vetëbesimi, palestra, ecja. Pra disa fjalë që ti do të doje t’i inkorporoje, pra veprime, zakone, që do të doje t’i inkorporoje në jetën tënde dhe mundësisht t’i vendosësh tek faqja e parë e telefonit që t’i shohësh gjatë gjithë kohës. /TAR/


