Çifti më i ri i showbiz-it, Robert Berisha dhe Lauret Maqedonci, nuk fshihen më. Që kur këngëtari i njohur vendosi që ta bënte publike lidhjen e tij, ata nisën duke postuar foto së bashku në rrjetet sociale.

E para që postoi një foto ku shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit ishte Laureta. Ndërsa së fundmi, ata po shijojnë pushimet e para së bashku, jashtë vendit.

Nga postimet në “Instahram” kuptohet se Roberti dhe Laureta janë arratisur në Turqi, dhe duket se nuk janë vetëm. Dyshja po i kalojnë pushimet me një grup miqsh.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, çifti shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.