Që pas ndarjes së tij nga Nora Istrefi, Robert Berisha është përpjekur që jetën e tij private të mos e publikojë në rrjetet sociale, mirëpo këngëtari nuk i ka rezistuar tundimit, që herë pas herë të ndajë me ndjekësit e tij disa momente intime.

Mbrëmjen e kaluar, Berisha ka bërë disa postime të njëpasnjëshme, duke treguar se është nisur për pushime romantike drejt Miami, në Florida me partneren e tij, identieti i së cilës ende nuk është i qartë.

Fillimisht, artisti ka publikuar një video ku shihet e dashura e tij, ulur pranë, duke u munduar të mos e zbulojë fytyrën e saj.

“Shyqyr një femër më ka qëlluar afër“, shkruan Roberi bashkangjitur postimit të tij.

Në disa postime të tjera, këngëtari ka publikuar video ku shihen format bombastike të partneres së tij, pavarësisht se Roberti sërish nuk ka preferuar të zbulojë fytyrën e saj.

Nuk është ende e qartë nëse vajza në përkrah tij është Leonita, 26-vjeçarja, me të cilën u përfol se kishte një lidhje në gushtin e këtij viti.

Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, figuron që vajza përkrah Robertit është paksa brune dhe jo aq bionde sa Leonita, me të cilën ai u përfol që ishte në një lidhje.

Kujtojmë që Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare ne gushtin e vitit 2019-të. Ata janë prindër të nje vazje, të quajtur Rene.