Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower u paraqitën në një performancë të rrallë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës ditën e premten. Në fakt, ishte një rast i veçantë për aktorin hollivudian, pasi bëhej fjalë për ceremoninë e filmit të tij shumë të dashur të vitit 1984, ‘Once Upon A Time In America’. Kasta e aktorëve, duke përfshirë edhe Jennifer Connelly dhe James Woods, erdhën së bashku për të parë një version të përpunuar nga Sergio Leone të klasikut të shumë viteve më parë. Grace dukej shumë krenare me De Niron në krah dhe ajo që binte më shumë në sy ishte afrimiteti i madh midis çiftit, të cilët nuk ia ndanë dorën njeri-tjetrit për asnjë moment gjatë shfaqjes. Robert dhe Grace sollën në jetë një vajzë në dhjetor të vitit që shkoi, dhe kjo duket se i ka afruar më shumë me njeri-tjetrin. Robert De Niro ka gjithashtu edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesat e tij të mëparshme. Ai dhe Grace kanë 14 vjet të martuar së bashku, por shumë rrallë janë shfaqur të dy në publik, duke parapëlqyer ta lënë jetën e tyre familjare jashtë ‘flash’-it të fotografive dhe kuriozitetit të tepruar të paparacëve.
19 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

